Kompetencat presidenciale pas referendumit turk


Kompetencat presidenciale pas referendumit turk

Nga Amir Ahmeti

Referendumi në Turqi: 51.3% PO - 48.7% JO
Përveç që ushtrisë i hiqen kompetenca politike, nuk fuqizohet aq shumë pozita e presidentit siq trumbetohet. Ja ndryshimet kushtetuese rreth presidencës:
1. Presidenti nuk ka të drejt të nxjerrë vendim ekzekutiv që prekun të drejtat fundamentale të njeriut, ato personale dhe politike.
2. Ai nuk mund të nxjerrë vendim ekzekutiv për çështje që qartësisht janë të rregulluara me ligj.
3. Në rast të kontradiktës mes vendimit ekzekutiv të presidentit dhe ligjeve, aplikohen ligjet e jo vendimi i presidentit.
4. Në rast se Parlamenti vendos për një çështje të njëjtë, vendimi ekzekutiv i presidentit anulohet dhe mbetet ai i Parlamentit.
5. Çdo vendim i Presidentit është subjekt i rishikimit nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese.
6. Dhe e fundit për këtë ilustrim, sipas sistemit presidencial të tanishëm presidenti turk mund të ndiqet penalisht vetëm për tradhti dhe atë nëse votojnë ¾ e deputetëve të Parlamentit, ndërsa me ndryshimet e reja, presidenti do të mund të ndiqet penalisht me pretendimin e kryerjes së çfarëdo krimi.
Atëherë, si po na u bëka presidenti turk sulltan, autokrat e diktator?!...


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit