Prilli i thyer i Shqiptarisë


Prilli i thyer i Shqiptarisë*

Nga Roald A. HYSA

Prilli është një muaj i mbushur me shumë data të rëndësishme për historinë moderne të Shqiptarëve, edhe ma herët se sa ditëvdekja e diktatorit. 7 prilli, apo e premtja e zezë është dita e parë, e cila shenjon fillimin e ndryshimeve të rëndësishme për keq apo për mirë, gjykimin po ua lejmë juve. Kasta politike e kohës hoqi dorë nga sovraniteti juridik dhe i vendimmarrjes politike në disa drejtime, dhe mbajtën për veten e tyre ngarkesën administrative të problemeve. Më 9 Prill 1961 ndërroi jetë në Francë "Zogu I-rë Mbret i Shqiptarëve". Me emrin e tij lidhet ngushtë krijimi i shtetit të parë shqiptar dhe ishte arkitekti dhe mbrojtësi i "Kongresit të Lushnjes" nga ku u emërua ministër i brendshëm i qeverisë së parë shqiptare, e cila i dha jetë Shtetit Indipendent. Pak vite më pas në vitin e errët 1967, kur në prill u sekuestruan të gjithë pronat e komuniteteve fetare pas një lufte të ashpër e të drejtëpërdrejtë prej disa muajsh. Më 11 prill do të vdiste diktatori Enver Hoxha dhe kështu Shqipëria do të merrte frymë e lehtësuar nga largimi prej skene i personit, që mori vendim për fatin e miliona shqiptarëve kudo që ishin. Por ata që morën frymë më lirisht ishin vetë pasuesit e diktatorit, të cilëve mund t’iu vinte radha të zhdukeshin nga skena politike. 1 prilli është ajo që njihet nga të gjithë njerëzit si Dita e Rrenave apo e Gënjeshtrave apo e Mashtrimeve, mirëpo po në këtë ditë u nënshkrua edhe koalicioni qeverisës PS – LSI dhe nisi e ashtuquajtura “Rilindje Mavi”. Për pasojat e kësaj të fundit as që ia vlen të zgjatesh më tej, se Shqiptarët deri tashti ia kanë parë sherrin...
FCB dhe të gjitha rrjetet sociale na i risjellin në vëmendje këto data, por a kemi vënë mend apo jo?


* Këtë shkrim po e publikoj në blogun tim privat, për arsye se në dy apo tre vende ku kam publikuar së fundmi, me shumë mirësjellje vllezërit e mi muslimanë m’i kanë refuzuar shkrimet për qëndrimet që kam mbajtur, e për ato që kam deklaruar më herët nuk jam aspak pishman.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit