Profeti ishte i dhembshur me umetin







Abdullah Ibën Amër ibën Asi na përcjell, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e lexoi Fjalën e Allahut, që tregon për Ibrahimin, alejhi selam, ku thuhet: “Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.” (Ibrahim: 36), kurse Isa, alejhi selam, ka thënë: “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse ua fal atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.” (Maide: 118). Atëherë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ngriti duart e tij dhe u lut: “O Zot, umeti im, umeti im...” dhe pastaj filloi të qajë. Allahu pastaj tha: “O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe pyete pse qan,- edhe pse Allahu është i Gjithëdijshëm për të. Xhibrili erdhi dhe e pyeti. Pastaj i tregoi Allahut edhe pse Ai e dinte shkakun. Zoti ja ktheu: “O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe thuaji: “O Muhamed... Ne do të kënaqim (me gjykimin, sjelljen, faljen tonë, etj.) në umetin tënd dhe assesi nuk do të mërzisim tek ata.”
Këtë hadith e shënon vetëm imam Muslimi me nr: 497.
Komentimi:
Në këtë hadith përmenden fjalët e dy pejgambereve të Allahut, Ibrahimit dhe Isait, të cilët u lutën për umetet e tyre.
Hadithi përmbledh në vetvete shumë dobi të rëndësishme:
1-Dhembshuria e madhe që Pejgamberi Muhamed, sal-lallahu alejhi ue selem, kishte për umetin e tij. Interesimi i tij për umetin, për sjelljen e mirësive deri tek ta, etj.
2-Ngritja  e duarve gjatë bërjes së lutjeve-duave.
3-Përgëzimi i madh, që i bëri Allahu këtij umeti, duke treguar se Allahu do t’u japë aq shumë mirësi sa Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, do të kënaqet me këtë gjë. Ky hadith që përmend këtë pjesë të fundit të tij është prej haditheve më shpresëdhënëse për Umetin Islam.
4-Hadithi tregon pozitën e lartë që ka Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tek Zoti.
5- Dashuria dhe butësia e madhe e Allahut, që ka për Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, pasi ka dëshirë që të dërguarin e Tij ta kënaqë, ashtu si është më e mira.
6- Dërgimi i Xhibrilit, alejhi selam, për ta pyetur tregon se Allahu dëshiron me çdo kusht ta gëzojë Pejgamberin tonë, sal-lallahu alejhi ue selem, duke i dhuruar gjëra me të cilat ai gëzohet.
7- Ky hadith është i ngjashëm me Fjalën e Allahut në Kuran: “E Zoti yt do të të japë ty, e ti do të kënaqesh.” (Duha: 5).
(Sahihu Muslim me koment të Neveviut. Vëllimi 3, fq. 73-74. Shtëpia botuese: “Dar Marife-Bejrut-botimi 7, viti 2000”)

Përshtati:
Lulzim Memet Susuri
12.9.2012

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit