Kamikazet dhe Era Hyjnore


Vajza gjimnaziste që përshëndesin kamikazet që po nisen me mision me degë të lulëzuara

Kamikazet dhe Era Hyjnore


Kamikaze – në kuptimin e sotëm dihet që kamikazët janë luftëtarë që shkojnë me ndërgjegje të plotë drejt vetë-asgjësimit. Në momentin e parë të sjellin në kujtesë pikërisht ata luftëtarë japonezë që me avionët-bomba shkatërruan flotën amerikane të Perl Harbor dhe kështu nisi Lufta e Dytë Botërore edhe për Shtetet e Bashkuara. Në fakt kuptimi i fjalës Kamikaz në japonisht do të thotë Era Hyjnore, apo Era e dërguar nga Zoti, dhe i referohet vitit 1278 kur Mongolët ngritën një flotë për të pushtuar Japoninë. Hordhitë mongole të Khubilai Khanit të përbëra nga mongolë, koreanë e kinezë të transportuara nga një flotë gjigante për kohën ankoruan në brigjet japoneze për ta pushtuar Japoninë. Gjatë qëndrimit të ankoruar në pritje të urdhrit për luftë një erë e fuqishme shkaktoi furtunë dhe e shkatërroi pothuajse të gjithë flotën mongole, duke e bërë të pamundshme pushtimin. Mongolët nuk e ndërmorën më një përpjekje tjetër për të pushtuar Japoninë. Kjo ngjarje solli shuarjen edhe të mosmarrëveshjeve të brendshme midis samurajëve të mëdhenj duke sjellë unitetin e brendshëm të munguar prej shumë kohësh në Perandorinë Japoneze. Kjo ngjarje u quajt Era Hyjnore- Kamikaze. Në përkujtim të kësaj ngjarje luftëtarët japonezë u mbiquajtën Kamikaze, sepse në mentalitetin e tyre kishte kuptimin që ata do të ishin “Era Hyjnore”, që do të sillte zhdukjen e armiqve.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit