Sa bote interesante!!!!????


Sa bote interesante!!!!????



nga Ditari Shvejkut


Kur Barack Obama fitoi zgjedhjet e dyta si president i SHBA, i gjithe establishmenti i majte liberal (e jo vetem) ngelen duke i thurur lavde aftesive te mahniteshme te Obamas dhe rrjetit Facebook. Modeli i fushates se Obamas, i cili mundi nje kandidat serioz si Romney, u mor ne konsiderate dhe nisi te studiohej edhe ne fushen e shkencave politike dhe komunikimit. 

C'beri Obama?

Perdori algoritmet e FB ne interesin e fushates se tij. Ndertoi nje fushate te bazuar ne FB dhe gjithe postimet e tij perpiqeshin te krijonin nje target grup ne FB. Disa vite me vone, kur Facebook u perdor ne te famshmen Pranvere Arabe apo edhe revolucione te tjera (perfshire edhe protesten kunder armeve kimike ne Shqiperi) u konsiderua si nje pushtet ne sherbim te demokracise. Sot, Facebook nuk konsiderohet si nje mik i liberaleve (e nese s'je i liberaleve nuk je as i demokracise). The Economist, kishte nje numer te dedikuar rrjeteve sociale (FB dhe Twitter), The Guardian ka nxjerre nje investigim alla Panama Papers qe thote se FB eshte i lidhur me ruset, i gjithe mllefi duket se vjen ne momentin qe rrjetet sociale nuk shmangen dot Brexit dhe fitoren e Trump. 

Sot, FB nuk po trajtohet si agora e demokracise, etaloni i te vertetes e keshtu me radhe. Ne te kundert, ato media dhe ai establishment qe kritikonte intelektualet qe kane ngritur shqetesime serioze ndaj ketyre rrjeteve sociale, po i perdor argumentat e te fundit po kunder rrjeteve sociale pa bere mea culpa.


Nje sjellje e tille ndaj FB me kujton rastin me Wikileaks...per sa kohe Wikileaks nxorri disa sekrete qe ketij establishmenti u pelqente, dynjaja promovonte Assange, sapo ky iu kundervu ketij establishmenti atehere u la ne hije.

I gjithe ky mllef vjen per te gjetur nje fajtor dhe per te mos e drejtuar gishtin ndaj vetes. Sot, FB dhe Twitter jane kthyer ne armiqte e demokracise, ne perhapes te shpifjeve dhe genjeshtrave...a thua se nuk qene dikur te njejtet persona qe perdoren po te njejtat instrumente per pushtetin e tyre. A thua se Barack Obama, Clinton dhe te tjere nuk perdoren taktikat e bazuara ne algoritmet e FB per te arritur maksimumin e audiences.


 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit