Tingëllimë



Tingëllimë

Disa dhimbje t'i nxjerrin vargjet rrëke
Disa të tjera ta bllokojnë edhe lotin
Të parat me shpresën lidhen, përmbi dhé,
Të dytat përmendin veçse Zotin.

Ka dhimbje mendt t'i marrin, kohën ta hanë kot
të tjera me kohën miqsohen, e t’nesërmet mbeten përherë sot
Ato të parat si kripa treten, ngadalë,
Të dytat merren vesh si vaji me ujin, pa fjalë...

Ndërsa jeta ec nga dhimbja në dhimbje, me gëzimet përqafuar
Koka don me ik prej supeve e zemra prej kraharorit,
E këto të dyja njëra-tjetrën duke kërkuar.

Shkojnë ndër rrugë t’erandshme, zhavorrit,
Zbathur mendimesh në rrugëtimin e hënës,
Me dhimbjet e babës e lotët e nënës…


A. HYSA  &  R.A. HYSA
       ⇊            ❤❤

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit