Debati mbi martesat gay dhe realiteti



Debati mbi martesat gay dhe realiteti


Roald A. HYSA


Para pak ditësh deklarimi i Avokatit të Popullit (apo Ombudsman- tetor 2013) shkaktoi një stuhi të tërë mediatike mbi kërkesën e pritshme prej tij për legalizimin e martesave gay, dhe ndryshimin e Kodit Shqiptar të Familjes. Me një fjalë goje Totozani hapi kështu një kapitull të ri në shkatërrimin e mëtejshëm të familjes shqiptare. Normalisht si fillim u nis një debat mediatik, i cili duhet t’i paraprijë zakonisht këtyre ndryshimeve themelore. Me nje deklaratë të posaçme Forumi u shpreh se: “Forumi Musliman i Shqipërisë kundërshton me forcë propozimin e Avokatit të Popullit për të legalizuar martesat mes njerëzve me të njëjtin seks. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të shkatërruar institucionin themelor të shoqërisë, familjen. Prej mijëvjeçarësh shoqëritë dhe shteti kanë mbrojtur familjen që krijohet nga martesa mes një burri dhe një gruaje për faktin se  vetëm një familje e tillë ka në qendër fëmijët dhe promovon e mbron marrëdhënien baba-nënë-fëmijë, si mjetin e vetëm natyror për krijimin  dhe vazhdimin e jetës dhe shoqërisë.  Forumi Musliman i Shqipërisë beson se askush nuk ka të drejtën të ripërkufizojë martesën dhe të imponojë një  familje  pa baba apo pa nënë për fëmijët.  Martesa është më shumë se një çështje barazie dhe më shumë se një çështje dashurie.
Kështu më poshtë do të doja të rendisja disa argumente të tjera që i shërbejnë këtij debati. Tashmë u bë e qartë se Avokati i Popullit e ka ndërmarrë një nismë të tillë me të drejtën që ia jep zyra e tij, dhe jo se është ndonjë kërkesë e domosdoshme nga organizmat ndërkombëtarë. Nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në lidhje me martesat e personave të të njëjtit seks, nuk ka asnjë ndalim apo lejim të shprehur, në mënyrë të qartë eksplicit. Ajo këtë aspekt e ka lënë në hapësirën vlerësuese juridike të shteteve anëtare, duke mos e quajtur cenim të së drejtës për një jetë private të qetë, ose të të drejtës për t’u martuar moslejimin e martesave GAY për shtetet anëtare. Gjithashtu nuk ka ndonjë sugjerim apo diçka të posaçme të shprehur në konventa apo marrëveshje të ndryshme me BE-në për këtë fushë, kështu që edhe ky problem mbetet pa argument. Ndërkaq argumente për kundër na vijnë nga mënyra e jetesës së kësaj kategorie. Në lidhje me çiftet homoseksuale dhe dhunën brenda tyre studimet na tregojnë, se në total çiftet homoseksuale kanë një nivel shumë më të lartë imoraliteti se sa në çiftet e zakonshme. Për më tepër që studimet na raportojnë se sjelljet e dhunshme kanë një tendencë në rritje tek çiftet homoseksuale. Këto studime nuk janë aq befasuese, duke parë atë që patologët e kanë shpallur me kohë për zakonshmërinë dhe brutalitetin e vrasjeve homoseksuale. Sipas studimeve që kanë të bëjnë me dhunën dhe çiftet homoseksuale një studim i vonshëm i Qeverisë Kanadeze mbi çiftet homoseksuale deklaron se “dhuna është dy herë më e zakonshme ndërmjet çifteve homoseksuale, se sa tek çiftet e rëndomta”. Sipas American College of Pediatricians, të cilët citojnë studime të ndryshme dhuna brenda çifteve homoseksuale është dy deri në tre herë më e zakonshme se sa në çiftet e rëndomta. Kjo mënyrë jetese është një përzgjedhje e tyre dhe për këtë mund të themi, se Dr. Dean Hamer, një prej gjeneticienëve më të mëdhenj në botë, aktivist gay dhe vetë gay thotë në revistën “The science of Desire” nga P. Copeland and D. Hamer (1994): “Nuk mund të thuhet se ka një gjen gay”. Dr. Dean Hamer, nga Universiteti i Harvardit, me datën 30.01.1998, ka publikuar qëndrimin e tij se: “Homoseksualiteti transmetohet me kulturë por jo me gjene, sepse s’ka një gjen që i bënë njerëzit gay”.
Ndërkaq këto lloj lidhjesh sjellin sëmundje të ndryshme veneriane, si dhe është një nga shkaktaret kryesore të HIV-AIDS, dhe kjo na sjell ndërmend thënien e profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam: Kur të shfaqet imoraliteti publikisht prisni sëmundje të reja.
Ndërkaq dukshëm vërehet një ligjërim imponues pa argumente i atyre që e kanë marrë përsipër kauzën e martesave gay. Njerëzve iu serviret si diçka e mbaruar dhe vendosen përpara “politikës së faktit të kryer”, kështu na do Evropa. Por me sa po shihet nga reagimi i gjerë i popullsisë të moshave të ndryshme, nuk është kjo ajo që kërkojnë ata, madje e refuzojnë me përbuzje. Ndërkaq Forumi Musliman ka paralajmëruar edhe për hapa të mëtejshëm, të cilët do të ndërmerren në kohën dhe vendin e duhur.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit