Namazgjaja e Tiranes



Xhamia e Namazgjasë goditet përsëri nga vendimi i KRRTRSH-së


Xhamia e Namazgjasë goditet rëndë nga anulimi i lejes komplekse të dhënë nga KRRTRSH dhe tashmë KMSH-së i duhet t’i hyjë edhe një herë nga fillimi problemeve ligjore për të bërë një xhami të përmasave dinjitoze. Vendimi për anulimin e lejes të godinës shumëfunksionale në krah të xhamisë së Namazgjase e bën nul kontratën e shkëmbimit të truallit, të dhuruar për xhaminë, me lejen e ndërtimit për objektin në fjalë, duke anuluar automatikisht dhurimin e tokës, që zhvleftëson lejen e ndërtimit dhe pamundëson ndërtimin e xhamisë. Në mënyrë indirekte goditet Xhamia e Namazgjasë, Komuniteti Musliman dhe të gjithë muslimanët e Shqipërisë.

Të gjithë të tjerat janë vetëm retorika politike mbuluese, të cilat fshehin ndjenjat islamofobike. Gjyqi me ambientalistët ishte vetëm preludi i sulmeve ndaj këtij objekti kulti tashmë tejet sensibël për të gjithë Bashkësinë Muslimane Shqiptare. 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit