Dhuna ndërmjet homoseksualëve
Dhuna ndërmjet homoseksualëve
Në
lidhje me çiftet homoseksuale dhe dhunën brenda tyre studimet na tregojnë, se në
total çiftet homoseksuale kanë një nivel shumë më të lartë imoraliteti se sa në
çiftet e zakonshme. Për më tepër që studimet na raportojnë se sjelljet e
dhunshme kanë një tendencë në rritje tek çiftet homoseksuale. Këto studime nuk
janë aq befasuese, duke parë atë që patologët e kanë shpallur me kohë për
zakonshmërinë dhe brutalitetin e vrasjeve homoseksuale. Sipas studimeve që kanë
të bëjnë me dhunën dhe çiftet homoseksuale një studim i vonshëm i Qeverisë
Kanadeze mbi çiftet homoseksuale deklaron se “dhuna është dy herë më e
zakonshme ndërmjet çifteve homoseksuale, se sa tek çiftet e rëndomta”. Sipas American
College of Pediatricians, të cilët citojnë studime të ndryshme dhuna brenda çifteve
homoseksuale është dy deri në tre herë më e zakonshme se sa në çiftet e
rëndomta.
Studime të ndryshme
Revista
e Institutit për Kërkime mbi Familjen (Journal of the Family Research Institute),
e cila ka përdorur të dhëna nga Byroja e Departamentit të Drejtësisë e SHBA dhe
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (U.S. Justice Department's Bureau of
Justice Statistics and the Center for Disease Control) del në përfundimin, që “burrat e martuar, të cilët nuk janë të divorcuar janë
më më së paku 25 herë më pak të prirur për të qenë të sulmuar brenda çiftit, se
sa një burrë homoseksual në një marrëdhënie në vazhdim. Edhe sikur t’i
përfshijmë të gjithë burrat e martuar dhe të divorcuar, rreziku i dhunës së
brendshme në lidhje burrë-burrë homoseksuale vazhdon të jetë të paktën 18 herë
më e madhe.
Një
tjetër studim tregon se në 83% të raporteve homoseksuale partnerët kanë abuzuar
emocionalisht partnerin tjetër.
U.S. Department of Veterans Affairs
Domestic Abuse Fact Sheet deklaron se “11% e femrave në një raport homoseksual
dhe 23% e burrave në një raport homoseksual janë përdhunuar, kanë pësuar
goditje fizike dhe janë shpërrallosur nga partneri i tyre intim.
Një studim i publikuar në The Journal
of Family Violence na raporton se ndërmjet pjesëmarrësve të saj
“Abuzimi emocional është raportuar në 83% të rasteve”.
Një
studim i Journal of Interpersonal Violence ka shqyrtuar konfliktet dhe dhunën në marrëdhëniet lesbike. Kërkuesit gjetën
se 90% e lesbikeve të vëzhguara kishin qenë subjekte të një ose më shumë akteve
të dhunës verbale nga partnerët e tyrë intimë qysh një vit më para këtij
studimi, me 31% prej tyre që kanë raportuar një ose më shumë përdhunime.
Një
studim i vitit 1985 mbi 1109 lesbike nga Guot Yong Lie dhe Sabrina Xhentëluorrier
njoftoi
se pak më shumë se gjysma e të anketuarve treguan, se ato ishin abuzuar nga partneri tjetër femër.
Koleman (Coleman), në një studim të vitit 1990 në 90 lezbike raporton se 46.6% prej tyre kishinpërjetuar akte të përsëritura të dhunës.
Një studim i 113 lezbikeve raportuar në 1994, tregon se 41% prej
tyre thanë se kishin qenë të abuzuara në një ose më shumë marrëdhënie që kishin
pasur.
Në librin e
tyre “Burrat që rrahin burrat që i duan ata: Burrat e goditur gay dhe dhuna në familje (1991), Island dhe Letellier nxorrën përfundimin, se "rastet
e dhunës së
brendshme në
mesin e meshkujve homoseksualë është gati i dyfishtë se sa në popullatën me prirje të zakonshme”.
The Journal of
Social Service Research na raporton në vitin 1991, se vëzhgimi i 1099 lesbikeve
tregoi se pak më shumë se 50% e tyre pranuan se janë abuzuar nga e
dashura/partneria femër e tyre, dhe se “mënyra më e rëndomtë e abuzimit ishin
abuzimet psikologjike/ emocionale/ verbale të kombinuara me abuzime
psiko-fizike.”
Një studim i
çifteve lesbike i raportuar në Handbook of Family Development and Intervention 2000 “tregon se 54% e tyre ka përjetuar 10
ose më shumë incidente abuzive, 74% kanë përjetuar 6 ose më shumë incidente,
60% kanë raportuar të njëjtin model abuzimi, dhe 71% thonë se gjendja përkeqësohet
me kalimin e kohës.
Të dhëna
pa fund janë botuar dhe botohen vazhdimisht për këtë temë, si dhe rrëfime të
ndryshme mbi abuzimet brenda çifteve gay. Tashmë është e vërtetuar nga të
gjitha studimet, që lidhjet gay vendosen me ndërgjegje të plotë, dhe kanë rënë
poshtë të gjitha tezat, se tendenca të tilla seksuale janë të lindura. Më poshtë
do të gjeni materiale të bollshme në këtë drejtim të huazuara nga faqe të
ndryshme interneti, ku janë publikuar përfundimet e studiuesve të ndryshëm për
këtë fushë, dhe veçanërisht në atë të abuzimeve dhe përdhunimeve brenda çifteve
gay:
Lesbian Partner Violence Fact
Sheet
Suzana Rose, Ph.D.
National Violence Against
Women Prevention Research Center
University of Missouri at St. Louis
University of Missouri at St. Louis
Comparing the Lifestyles of Homosexual Couples
to Married Couples
University
of Sunderland & University of Bristol
Comparing
Domestic Abuse in Same Sex and Heterosexual Relationships
Catherine
Donovan, Marianne Hester,
Jonathan
Holmes & Melanie McCarry
November
2006
përgatiti: Roald A. Hysa
Comments
Post a Comment