Dinastia Abaside


Dinastia Abaside

Abasidët - (750-1258) Abasidët është një nga dinastitë e mëdha kalifale që diktuan për shekuj të tërë një nga perandoritë më të suksesshme islame. Ato erdhën në fuqi pasi shkatërruan një tjetër dinasti të shkëlqyer atë umajade. Umajadët u shkatërruan nga grupe të kombinuara Shiite, iraniane, muslimane e jo-muslimane të pakënaqura nga regjimi umajad. Kryengritësit udhëhiqeshin nga familja abaside, pasardhës të Profetit Muhamed nga xhaxhai i tij Abasi. Qysh nga viti 718 abasidët përgatiteshin të merrnin drejtimin e kalifatit, duke dërguar agjentë në pjesë të ndryshme të Perandorisë Muslimane për të bërë propagandë kundër umajadëve. Më 747 kishin siguruar mbështetje të mjaftueshme për të organizuar një kryengritje në veri të Iranit, Horasan, e cila çoi në shpartallimin e umajadëve tre vjet më vonë. Abasidët e lëvizën kryeqytetin e perandorisë në Bagdad dhe morën shumë nga ceremonitë dhe madhështia e ish-mbretërve persianë për oborrin e tyre. Duke filluar më 750 me Ebu Abasin, kalifati abasid do të zgjasi pesë shekuj dhe është dinastia islame më e famshme që ka zgjatur më shumë. Abasidët u bën kujdestarë të arsimit dhe inkurajuan ndjekjen e fesë. Ata ishin sundimtarët e parë që u bënë udhëheqës të qytetërimit islam dhe mbrojtës të fesë. Nën kalifatin e tyre Bagdadi e zëvendësoi Medinen si qendër të aktivitetit teologjik, tregëtar dhe industrial duke marrë një zhvillim të madh dhe duke bërë kështu që Perandoria Islame të mbrrijë pikun e zhvillimit të saj intelektual dhe material. Kalifët e shekujve të 8-të dhe të 9-të Harun Er-Rrashidi dhe djali i tij Abdullah El-Memuni u bënë veçanërisht të famshëm për inkurajimin e talenteve intelektuale dhe për shkëlqimin e oborreve të tyre. Gjatë sundimit të tyre dijetarë të ndryshëm u ftuan në oborr për të debatuar për çështje të ndryshme dhe u bënë përkthime nga greqishtja, persishtja dhe sirishtja. Gjithashtu u shkëmbyen ambasada me Karlin e Madh, perandorin e Perëndimit. Nga fundi i shekullit të 9-të kalifët abasidë e rritën dukshëm delegimin e përgjegjësive administrative, ministrave të shtetit dhe funksionarëve të tjerë qeveritarë, duke humbur kështu kontrollin kundrejt tyre. Shkatërrimi i dinastisë abaside nuk erdhi nga brenda botës muslimane, por nga jashtë kur al-Mustasimi u shkatërrua nga invadimi Mongol me në krye stërnipin e Xhengis Khanit, Hulagun. Abasidët në Kairo (1261-1517) Kur Mongolët plaçkitën Bagdadin më 1258 dy anëtarë të familjes abaside shkuan në Egjipt, ku u strehuan nga Bejberi I, sulltani mamluk. Ata u caktuan kalifë njëri pas tjetrit nga sulltani; por atyre iu lejua të marrin përsipër vetëm detyrime fetare dhe pasardhësit e kalifit të dytë mbetën të pafuqishëm politikisht nën sulltanët mamlukë.

Dinastia abaside

Safah                     749-754
Mensur        754-775
Mehdi          775-785
Hadi             785-786
Harun Er-Rashidi 786-809
Emin            809-813
Me'mun        813-833
Mu'tesim      833-842
Vathik          842-847
Mutevekil     847-861
Muntesir      861-862
Muste'in       862-866
Mutaz           866-869
Muhtedi       869-870
Mu'temid      870-892
Mu'tedid       892-902
Muktefi        902-908
Muktedir      908-932
Kahir           932-934
Radi             934-940
Muteki         940-944
Mustekfi      944-946
El-Mutiu      946-974
El-Ta'i          974-991
Kadir           991-1031
Kajim           1031-1075
Muktedi       1075-1094
Mustez'hir    1094-1118
Mustershid   1118-1135
Reshid II      1135-1136
Muktefi        1136-1160
Mustenxhid 1160-1170
Mustedi'       1170-1180
Nasir            1180-1225
Zahir            1225-1226
Mustensir     1226-1242
Muste'sim     1242-1258

I vrarë nga Mongolët

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit