Vendlindja dhe rinia e Muhamedit alejhi selam


Vendlindja dhe rinia e Muhamedit alejhi selam

Profeti a.s. u lind ne vitin 571 (sipas kalendarit diellor) në fisin kurejsh (i cili shquhej për fisnikëri te të gjithë arabët), në Mekë (e cila konsiderohej edhe në atë kohë kryeqyteti fetar i të gjithë Gadishullit Arabik). Arabët kryenin Haxhin në Mekë dhe vinin rreth e rrotull Qabes, e cila ishte ndërtuar prej profetit Ibrahim a.s. dhe biri të tij profetit Ismail a.s. Allahu xh.sh e lartësoftë emrin e tyre.
Profeti a.s. mbeti jetim. Babai i tij vdiq para se ai të lindte dhe nëna e tij vdiq kur ai ishte 6 vjeç. Gjyshi i tij Abdul Mutalibi u kujdes për të dhe kur vdiq, xhaxhai i tij Ebu Talibi u kujdes më pas për të. Fisi i tij dhe fiset e tjera adhuronin idhuj të bërë prej guri, druri dhe madje disa prej ari. Disa nga këto idhuj ishin vendosur rreth Qabes. Njerëzit besonin se këto idhuj mund të shmangnin të nxehtin ose të shtonin dobitë.
Pofeti a.s ishte i besueshëm tek njerëzit dhe shumë i ndershëm. Ai nuk dinte kurrë të sillej pabesisht, apo të gënjente, ose të mashtronte. Ai njihej mes njerëzve si “El-Emin-i Besueshmi”. Njerëzit i besonin atij gjërat e tyre me vlerë kur donin të udhëtonin. Ai gjithashtu njihej si “i Drejti”, sepse kurrë nuk thoshte gënjeshtra. Ai ishte i sjellshëm, fjalëmirë dhe kënaqej teksa i ndihmonte njerëzit. Njerëzit e tij e donin dhe e respektonin sepse ai kishte mënyra të bukura sjelljeje.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (Sure Kalem, 68: 4).
Tomas Karlajl ka shkruar në librin e tij “Heroes, Hero-Worship and the Heroic in History”:
Që në moshë të re ai ishte shquar si një njeri i mençur dhe i matur. Shokët e tij e quanin “Besniku” si njeri i së vërtetës dhe besnik, i vërtetë në ato që bënte, në ato që fliste dhe në ato që mendonte. Ata vërenin se gjithmonë me botëkuptimin e tij do të thoshte diçka. Një njeri disi fjalëpakë në të folur, i heshtur kur nuk kishte gjë për të thënë, por i drejtpërdrejtë, i zgjuar e i sinqertë kur fliste, gjithmonë hidhte dritë mbi një çështje. Kjo është mënyra e vetme më e mirë, e vlefshme në të folur. Gjatë jetës ne e shohim atë që është konsideruar si një njeri tërësisht i qëndrueshëm, vëllazëror e i çiltër. Ai kishte një karakter serioz e të sinqertë: i perzemërt, i shoqërueshëm, madje edhe shakatar  dhe me një të qeshur të bukur në fytyrën e tij. Ka njerëz qe e qeshura e tyre është e pavërtetë si çdo gjë mbi ta, të cilët nuk mund të qeshin.
Një njeri spontan, i përkushtuar, por edhe i drejtë, i mbushur me temperament të vrullshëm plot shkëlqim e dritë, i mprehtë, edhe pse i pashkolluar. Përfitues nga jeta atje në thellësitë e shkretëtirës.
Profeti a.s. pëlqente të veçohej në shpellën e Hirasë përpara se ai të ngarkohej me misionin e Profetit. Ai do te rrinte atje për shumë netë me radhë.
Profeti a.s nuk i praktikonte mashtrimet, nuk përdorte pije dehëse dhe nuk përulej kurrë para ndonjë statuje apo idhulli, ose të bënte ndonjë betim prej tyre, ose t’u ofronte atyre ndonjë send. Ai ishte bariu i një tufe delesh, të cilat i përkisnin popullit të tij. Profeti a.s ka thënë:
“Çdo Profet i zgjedhur prej Allahut xh.sh. ka qenë bari i një tufe delesh. Shokët e tij e pyetën atë: “Edhe ti, o i Dërguari i Allahut xh.sh.” Ai u përgjigj: “Po edhe unë kujdesesha për një tufë delesh, që i përkiste popullit të Mekes.” (Buhariu nr. 2143).
Kur Profeti a.s. arriti moshën 40-vjeçare atij iu zbrit shpallja hyjnore. Ai gjendej në shpellën Hira. Nëna e besimtarëve Aishja ka thënë:

Shenjat e parat që iu shpallën të Dërguarit të Allahut a.s kur ai gjendej ne shpellën Hira në Mekë ishin ëndrrat e bukura, sa herë ai do të shihte një ëndërr, ajo do t’i bëhej e vërtetë dhe e qartë si drita e agimit. Më vonë i Dërguari i Allahut xh.sh. ndjeu dëshirën të rrinte vetëm për të medituar. Ai kalonte një kohë të gjatë, ditë dhe net për të përmbushur këtë qëllim në Shpellë, përpara se te kthehej pranë familjes së tij. Ai do të merrte një furnizim të vogël me ushqim për udhëtimin e tij. Kur kthehej te bashkëshortja e tij Hatixhja, ai do të merrte një sasi të freskët ushqimi dhe do të kthehej sërish tek e njëjta shpellë për të vazhduar meditimin e tij.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit