Shtypen liritë fetare ne Kine


Shtypen liritë fetare: Imamët kinezë detyrohen me forcë të kërcejnë në rajonin e Ksin-Jangut

Ksin-Jang: Në një përpjekje tjetër për shtypur liritë fetare Kina i detyron me forcë imamët rajonit të vet lindor me shumicë myslimane të kërcejnë në rrugë dhe të betohen, se ata nuk do t’ua mësojnë fenë fëmijëve.

Imamët janë detyruar gjithashtu t’iu thonë fëmijëve që falja është e dëmshme për shpirtin. Imamët muslimanë janë detyruar më tej të thonë me zë të lartë sloganin: “Fitimet tona vijnë nga Partia Komuniste e Kinës dhe jo nga Allahu.”
Në lajmet shtetërore kineze thuhet, se imamët i kanë mbledhur në një shesh në emër të civilizimit, ku ata janë detyruar të kërcejnë dhe të këndojnë slogane në mbështetje të shtetit. Sloganet përfshijnë deklarime që glorifikojnë shtetin mbi fenë si fjala vjen “paqja e atdheut i jep paqe shpirtit”.
Janë mbajtur fjalime, të cilat i janë drejtuar rinisë që t’i qëndrojnë sa më larg xhamive dhe që falja është e dëmshme për shëndetin. Në vend të faljes ata janë inkurajuar të kërcejnë e vallëzojnë. Mësueset femra janë instruktuar, që t’i mësojnë fëmijët të rrinë sa më larg edukimit fetar dhe i kanë detyruar të betohen, se do t’i mbajnë fëmijët sa më larg nga feja. Ju kujtojmë se para pak kohësh një gjykatë kineze ka burgosur një çift bashkëshortësh, burrin me 6 vite burg për shkak të mjekrës dhe gruan me 2 vite për shkak të mbulesës islame.

Muslimanët ujgurë janë një minoritet turqisht-folës prej 8 milionë banorësh në rajonin very-perëndimor të Ksin-Jangut. I njohur gjithashtu si Turkestani Lindor ky rajon ka fituar autonominë që nga 1955, por që ka qenë vazhdimisht subjekt shtypjeje i të drejtave dhe lirive njerëzore nga autoritetet kineze. Grupet e të drejtave të njeriut i akuzojnë rregullisht autoritetet kineze për represion fetar ndaj Ujgurëve Muslimanë në Ksin-Jang në emër të anti-terrorizmit. Në gusht të vitit që shkoi në qytetin verior të Ksin-Jangut, Karamaj u ndaluan të rinjtë me mjekra dhe gratë e mbuluara me hixhab të hipin në autobuzët publikë. Ngjashëm në të gjithë Ksin-Jangun u ndalua praktikimi i fesë në ndërtesat qeveritare, po ashtu edhe veshja e rrobave apo logove të lidhura me ekstremizmin fetar nëntorin që shkoi. Vitin që shkoi Kina ua ndaloi studentëve dhe stafit qeveritar të agjërojnë muajin e Ramazanit, dhe i ka inkurajuar vendaset të mos mbajnë mbulesë. Të shokuar nga ky incident i shëmtuar shumë njerëz kanë shprehur indinjatën e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit