Kurejshët nuk e pranojnë profecinë


Kurejshët nuk e pranojnë profecinë e Muhamedit alejhi selam dhe e keqtrajtojnë atë


Besimi i Islamit është një mënyrë e kompletuar jetese, e cila përkon me çështjet fetare, politike, sociale dhe ekonomike. Përveç kësaj besimi i Islamit jo vetëm që i fton dhe i bën thirrje atyre të adhurojnë Allahun xh.sh. të vetëm e pa rival, dhe të braktisin të gjithë idhujt dhe sendet që ata adhuronin, madje ai i ndalonte ato prej veprimeve që ata i quanin të kënaqshme sikurse përdorimi i alkoolit, kryerja e marrëdhënieve jashtëmartesore dhe bixhozi. Islami i ftonte njerëzit të ishin të drejtë dhe të ndershëm me njëri-tjetrin dhe të dinin se nuk kishte dallime apo ndryshime midis njerëzve përveç atyre më të devotshmëve.
Si ka mundësi që Kurejshët (fisi më fisnik ndërmjet arabëve) të lejonte të trajtoheshin ata njësoj me skllevërit. Ata jo vetëm që refuzuan kategorikisht Islamin, por e dëmtuan dhe e fajësuan atë duke thënë se ai ishte njeri i çmendur, magjistar dhe gënjeshtar. Ata e fajësuan Profetin a.s. në gjëra që ato nuk kishin guxuar ta fajësonin atë para ardhjes së Islamit. Ata nxisnin masat e njerëzve injorantë kundra tij dhe e dëmtonin atë dhe lartësonin shokët e tij, Abdulla ibn Mesudi ka thënë:
Ndërsa Profeti a.s. po rrinte në këmbë dhe po lutej e falej pranë Qabes, një grup kurejshësh ishin ulur në vendin e tyre dhe njëri prej tyre tha: A e shikoni këtë njeri?
“Kush do të sillte zorrët e ndyra, të fëlliqura e të gjakosura të një deveje, e të presë derisa ai të bjerë në sexhde dhe t’ia vendose ato midis shpatullave”?
Më maskarai midis tyre doli vullnetar që ta bënte atë veprim dhe kur Profeti a.s. ra ne sexhde, ai i vendosi fëlliqësirat midis shpatullave të tij, kur Profeti a.s. ishte ne sexhde.
Ata qeshën aq shumë sa gati ranë mbi njëri-tjetrin. Dikush shkoi te Fatimja r.a., që asokohe ishte një vajze e re dhe e njoftoi se ç’kishte ndodhur. Ajo vrapoi nxitimthi drejt Profetit a.s. dhe ia hoqi ndyrësitë nga shpina e tij dhe u kthye nga Kurejshët, të cilët ishin ulur nëpër ndenjëse dhe i mallkoi ata.” (Buhariu nr. 498)

Munib el-Azdi ka thënë:
- Unë e kam parë dhe e kam dëgjuar Profetin a.s në periudhën e injorancës t’u thoshte njerëzve:
- Thoni që nuk ka zot tjetër të vlefshëm që meriton të adhurohet përveç Allahut xh.sh., nëse doni të jeni të suksesshëm. Kishte nga ata që e pështynin në fytyrë, dhe nga ata që i hidhnin dhe në fytyrë, dhe prej atyre që e mallkonin deri në mesditë. Por kurdoherë një vajzë e vogël i afrohej me një broke ujë dhe ai lante fytyrën e duart e i thoshte asaj:
- O bija ime, mos u frikëso, se babai yt do të poshtërohet ose do të goditet nga varfëria.” (Muxhem el-Kebir nr. 805)

Urveh ibn Zubejri ka thënë:
“Unë e pyeta Abdullah bin Amr El-Asin të më tregonte për gjënë më të keqe që paganët i kanë bërë Profetit a.s. dhe ai më tha:
- Ukbeh bin Muait iu afrua Profetit a.s. ndërsa ai po falej dhe ia përdrodhi rrobën e tij rreth qafës së Profetit a.s., Ebu Bekri r.a. iu afrua me nxitim dhe e mbërtheu Ukben prej shpatullave dhe duke e shtyrë tej i tha:
- Do të vrasësh një njeri, se ai dëshmon Allahun xh.sh. si zot të tij dhe se shenjat e qarta kanë ardhur nga Zoti juaj.” (Buhariu nr. 3643)


Këto incidente nuk mund ta ndalnin Profetin a.s. nga kryerja e daves. Ai i ftonte në Islam fiset e shumta që vinin në Meke për Haxh. Një pjesë nga populli i Jethribit (sot Medina) i besuan dhe ata i premtuan ta mbështesnin dhe ta ndihmojnë atë nëse do të zgjidhte të shkonte me ta në Medine. Ai dërgoi me ta Musab bin Omerin r.a., që u mësoi atyre Islamin. Pas vështirësive të shumta me të cilat muslimanët e Mekës u ballafaquan prej vetë njerëzve të tyre

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit