Pranimi i profecisë nga i Dërguari i Zotit alejhi selam


Pranimi i profecisë nga i Dërguari i Zotit alejhi selam




Kur Profeti a.s. arriti moshën 40-vjeçare atij iu zbrit shpallja hyjnore. Ai gjendej në shpellën Hira. Nëna e besimtarëve Aishja ka thënë:
Shenjat e parat që iu shpallën të Dërguarit të Allahut a.s kur ai gjendej ne shpellën Hira në Mekë ishin ëndrrat e bukura, sa herë ai do të shihte një ëndërr, ajo do t’i bëhej e vërtetë dhe e qartë si drita e agimit. Më vonë i Dërguari i Allahut xh.sh. ndjeu dëshirën të rrinte vetëm për të medituar. Ai kalonte një kohë të gjatë, ditë dhe net për të përmbushur këtë qëllim në Shpellë, përpara se te kthehej pranë familjes së tij. Ai do të merrte një furnizim të vogël me ushqim për udhëtimin e tij. Kur kthehej te bashkëshortja e tij Hatixhja, ai do të merrte një sasi të freskët ushqimi dhe do të kthehej sërish tek e njëjta shpellë për të vazhduar meditimin e tij.
Shpallja iu zbrit aty ndërsa gjendej në shpellën e Hirasë.
Engjëlli Xhibril a.s. iu afrua Muhamedit a.s dhe e urdhëroi atë të lexonte. Muhamedi a.s iu përgjigj: “Unë s’mund të lexoj”. Xhibrili a.s iu afrua dhe e rroku Muhamedin a.s derisa ai nuk mundi të mbushej më me frymë dhe më pas e lëshoi duke thënë: “O Muhamed! Lexo”, përsëri Muhamedi a.s. iu përgjigj: “Unë s’mund të lexoj”.
Xhibrili a.s e rroku për së dyti Muhamedin a.s. dhe e urdhëroi të lexonte. Për herë të tretë, ai nuk e shtrëngoi më fort Muhamedin a.s. sa të mos merrte frymë dhe më pas e lëshoi duke i thënë:
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari!” (Sure Alek, 96 : 13).
I Dërguari i Allahut a.s. u kthye në shtëpi duke u dridhur. Ai hyri në shtëpinë e tij dhe i foli Hatixhes, më mbulo, më mbulo, Hatixhja e mbuloi Muhamedin a.s derisa ai u ndje më mirë. Atëherë ai e njoftoi atë se çfarë kishte ngjarë në shpellën e Hirasë.
Ai tha: “Unë u shqetësova shumë për veten time, ndërsa Hatixheja e siguroi Muhamedin a.s. duke i thënë: Pasha Allahun xh.sh., ti nuk ke pse të shqetësohesh, Allahu i Lartmadhëruar kurrë nuk do të poshtërojë ty. Ti sillesh mirë dhe je i mirë me farefisin tënd, ti ndihmon të varfërit dhe nevojtarët, ti je bujar dhe mikpritës me të ftuarit e tu.
Ti ndihmon njerëzit që janë në nevojë. Hatixhja e çoi bashkëshortin e saj Muhamedin a.s. tek një i afërti i saj, i quajtur Varakah bin Naufal bin Ased bin Abdul Uzza. Ky person ishte kthyer në të krishterë gjatë periudhës së injorancës. Ai ishte shkrues i Biblës në hebraisht. Ai ishte një burrë plak dhe i verbër. Hatixheja iu drejtua të afërmit të saj. “O kushëriri im, dëgjo se çka për të thënë nipi yt, Muhamedi a.s.”. Varaka i tha: “Çfarë është ajo që ke parë, o nip i dashur”?
I Dërguari i Allahut a.s. e njoftoi atë që kishte parë ai në shpellën e Hirasë. Pasi Varaka dëgjoi ngjarjen e tij i tha:
“Pasha Allahun, ky është engjëlli Xhibril a.s., i cili i ka ardhur Profetit Musa a.s. Unë dëshiroj të jem gjallë, kur populli yt do të përzërë ty nga Meka. Profeti a.s. e pyeti. - A do të më përzënë mua ata prej Mekës? Varakah pohoi me kokë duke thënë:
- Kurrë ndonjë njeri nuk ka mbartur një mesazh të ngjashëm me atë që të është ngarkuar ty, e populli i tij të mos ketë bërë luftë kundër tij. Nëse e arrij këtë, unë do të përkrah ty. Varakah jetoi edhe pak kohë pas kësaj ngjarje dhe vdiq, gjithashtu shpallja ndaloi për pak kohë. (Buhariu nr. 3).
Kreu i Kuranit i cituar në hadithin e mësipërm shënon fillimin e kohës kur ai është zgjedhur Profet.
O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi!” (Sure Mudethir, 74: 1-4)
Me zbritjen e kësaj sureje të Kuranit, Profeti a.s. filloi të thërriste dhe të ftonte  njerëzit haptas në Islam. Ai filloi me njerëzit e tij, ku disa prej tyre refuzuan që ta dëgjonin kategorikisht, sepse ai po i ftonte ata në një çështje që nuk ishte dëshmuar më parë.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit