Forumi Musliman i Shqipërisë kundërshton me forcë legalizimin e martesave mes njerëzve me të njëjtin seks
Forumi Musliman i Shqipërisë kundërshton me forcë legalizimin e martesave mes njerëzve me të njëjtin seks Forumi Musliman i Shqipërisë kundërshton me forcë propozimin e Avokatit të Popullit për të legalizuar martesat mes njerëzve me të njëjtin seks. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të shkatërruar institucionin themelor të shoqërisë, familjen. Prej mijëvjeçarësh shoqëritë dhe shteti kanë mbrojtur familjen që krijohet nga martesa mes një burri dhe një gruaje për faktin se vetëm një familje e tillë ka në qendër fëmijët dhe promovon e mbron marrëdhënien baba-nënë-fëmijë, si mjetin e vetëm natyror për krijimin dhe vazhdimin e jetës dhe shoqërisë. Forumi Musliman i Shqipërisë beson se askush nuk ka të drejtën të ripërkufizojë martesën dhe të imponojë një familje pa baba apo pa nënë për fëmijët. Martesa është më shumë se një çështje barazie dhe më shumë se një çështje dashurie. Nuk mund të ketë martesë në marrëdhënie inçestual...