Besimet e Muselmanve



Besimet e muselmanve

Hafiz Ibrahim Dalliu rahmet paste



Dini Islam

Dini Islami i dëlirët
 nji kanun i Perëndishëm
Që me ândjet t’vet në t’mirët
I shtynë mentarët e mrrishëm

Ndër gjithë fenat dini islami
 i ndërmjetshëm e mâ i ploti
Dhe i natyrshëm, çue ma s’mrami
Fort i pëlqyshëm ke Zoti

Për s’tepri âsht i mbarueshëm
Sa të lavdohet i ka hije
Dy jetat i shkon lumnushëm
Ai që e mban fije për fije

Pra ata janë Muselmana
Që i besojnë Resulull-llahut
I besojnë dhe ata të tana
Që i ka prue ai prej All-llahut

Sheshit Islam ata njihen
Që binë m’shehadet me gojë
Bâjnë dhe pes farzet që dihen
E nuk i lanë pa nevojë.

Me kto bashkë ata numrohen
Që dunë m’e mbajtë gjithnji besën
Ke Zoti nuk ç‘kujdesohen
Dhe prej tij s’e hjekin shpresën

Kush ndoj gjâ t’fesë t’a mohojë
Ose t’a çnderojë me fjalë
Kush Islam mos t’a numrojë
Se ai prej dinit ka dalë.

Shtyllat e Imanit


Besova  Zotn e Mâdhnueshëm,
Engjëjt, dhe librat e atij,
Dhe Pejgamberët e forcuëshëm
Me (Muxhize) mrekullij

Edhe ditën e Mahsherit
Që do t’njallmi t’shifen punët,
I besova edhe kaderit:
Vin prej Zotit t’mira e dhunët.

Nji me kta gjasht sende mblidhen
Gjitha çâshtjet e besimit
Zemrat t’ona me kta lidhen
Tu’i thanë kshtu pafar ndryshimit.

Besimi në Zotin e vërtetë


Besimi n’Zotn e vërtetë
Bâhet si ka ba vetë emër
Që âsht nji pa shoq e t’metë
Kshtu m’e vërtetue me zemër.

Zot! të dimë m’ata sifate
Që n’Kurant na i ke kallxuë
Nuk t’a mendojmë vehten T’Ate
Se s’mundemi m’e kuptue.

Mjafton për ne kshtu me t’ditë
Me ata emna e vetija
Me kaq’ dije e kaq’ dritë
Na gënjen mendja e vetëdija.

Zot’ ynë ka mâ t’bukurit emna
Thirret orë e m’ças gjithkundi
Ka dhe mâ t’plotët mbiemna
Madhnisë Tij s’i gjindet fundi.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit