Spitalet Islame




SPITALET ISLAME

    Spitalet janë një nga arritjet më të mëdha të Shoqërisë Islame Mesjetare. Nuk mund të vendosësh një lidhje midis zhvillimit të spitaleve islame dhe lehtësimeve të ofruara nga disa manastire të krishtere të hershme bashkëkohëse për të sëmurët dhe të varfërit, të papërcaktuara mirë. Qartësisht, sidoqoftë, spitalet mesjetare islame ishin institucione më të përpunuara, me një radhë më të gjerë funksionesh. Në Islam përgjithësisht ka një moral të veçantë për ta trajtuar të sëmurin dhe gjendjen e tij financiare. Spitalet janë institucione gjerësisht laike, shumë prej tyre të hapur për të gjithë, femra e meshkuj, civilë dhe ushtarakë, të rritur e fëmijë, të pasur e të varfër, myslimanë e jomyslimanë. Ato tentojnë të jenë të mëdhej, struktura qytetare.
    Spitalet islame shërbenin për qëllime të ndryshme: si qendër trajtimi shëndetësor, shtëpi pushimi për ata që shtroheshin nga sëmundjet dhe aksidentet, azil për të çmendurit, dhe si shtëpi pushimi që jepte ndihmën kryesore për të moshuarit e shëndetligjtë, të cilëve iu mungonte familja që të kujdesej për to. Do të ishte e pabesueshme që një person me të vërtetë i pasur do të shkonte në një spital pa ndonjë qëllim, përveç se kur i kapte sëmundja duke udhëtuar larg shtëpisë. Përjashto rrethanat e jashtëzakonshme, kur të gjitha shërbimet mjekësore e një të pasuri ose të fuqishmi mund të administroheshin në shtëpi ose brenda një klinike për pacientë të jashtëm që shpërndante ilaçe. Megjithatë mjekë të krishterë e jahudi që punonin nëpër spitale nuk ishte gjë e pazakonshme dhe nuk e dimë se në çfarë proporcionesh pacientët kanë qenë jo-myslimanë.
   Spitalet islamike quheshin bimaristan, shpesh nën formën e shkurtuar maristan, nga fjala persiane bimar, ‘njeri i sëmurë’, dhe stan, ‘vend’: “vend për njerëz të sëmurë”. Disa të dhëna e lidhin emrin e kalifit të hershëm omajad Al-Valid I, që sundoi nga vitet 705 deri 715 (89-96H), me themelimin e një spitali, ka mundësi të një leprozari (sëmundje lëkure e pashërueshme për kohën), në Damask. Të tjera versione na sugjerojnë që ai rregulloi njerëz për të ndihmuar të verbërit, shërbyes për sakatët, dhe asistencë monetare për leprozët. Dokumentat e hershme të spitaleve stabilizojnë se nga një sundimtar islamik është ndërtuar një spital në shekullin e 9-të në Bagdad, ndoshta prej vezirit të kalifit Harun al-Rashid. Shumë detaje janë të njohura nga ky themelim. Nuk ka ndonjë të dhënë që ta lidhi ndërtimin e spitaleve të hershme me ndonjë nga mjekët kristianë nga Gondeshapuri në jugperëndim të Iranit, por dalja në skenë e familjes Bakhtishu si familje mjekësh na sugjeron që ata gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në funksionimin e spitalit të parë në Bagdad.
     Në më pak se njëqind vjet, 5 bimaristane shtesë u ngritën në Bagdad. Duke u bazuar në disa llogari, janë dhënë direktiva nga një vezir herët në shek. e 10-të për të marrë masat për kujdes mjekësor për burgjet me bazë ditore dhe vizita nga doktorë me farmaci shëtitëse në fshatrat e Irakut të poshtëm. Një nga spitalet më të rëndësishme të Bagdadit u stabilizua më 982 (372 H) nga sundimtari Adud al-Daulah. Kur u themelua kishte 25 doktorë, duke përfshirë okulistë, kirurgë dhe ortopedë (mjekë kockash). Në 1184 (580 H) një udhëtar e përshkruajti atë si një pallat jashtë mase i madh.
Vegla Kirurgjikale.

      Në Egjypt, spitali i parë është ndërtuar në lagjen jug-perëndimore të Kairos së sotshme në 872 (259 H) nga Ahmed ibn Tuluni, guvernatori abasid i Egjyptit. Eshtë më i hershmi për të cilin gjenden të dhëna të qarta që u kujdes për masat për të çmendurit. Nga fundi i shekullit, thuhet se janë ndërtuar dy spitale në Kairon e Vjetër (Fustat), megjithatë të dhënat në këtë pikë janë të dyshimta. Në shek. 12-të Saladini themeloi spitalin e Nasirit në Kairo, por që shumë shpejt u tejkalua për nga madhësia dhe rëndësia nga Mansuri, i kompletuar në 1284 (638 H), njëmbëdhjetë muaj pas ndërtimit. Spitali i Mansurit mbeti qendra mjekësore parësore në Kairo deri nga mesi i shek. 15-të. Spitali Nuri në Damask ishte i madh qysh në çastin e themelimit në mesin e shek. 12-të deri nga mesi i shek. 15-të, kohë në të cilën qyteti kishte 5 spitale shtesë.
Përtej këtyre në Bagdad, Damask dhe Kairo, spitale qenë ndërtuar në të gjitha anët e vendeve islame. Në al-Kajrauan, kryeqyteti arab i Tunizisë, një spital është ndërtuar në shek. e 9-të, dhe në këtë kohë janë stabilizuar edhe në Mekë e Medinë. Irani pati spitale të ndryshme dhe njërin në Raji të drejtuar nga Al-Raziu, drejtor edhe i spitalit lëvizës të Bagdadit. Spitalet Osmane lulëzuan në Turqi në shek. 13-të, dhe kishte spitale edhe në provincat indiane. Krahasimisht spitalet qenë ndërtuar vonë në Spanjën Islamike, më i hershmi mund të jetë ndërtuar në 1397 (800 H) në Granada.
          Për spitalet e mëdha Siriano-Egjiptiane të shek. 12-të dhe 13-të, kemi në dispozicion një shumë të madhe të konsiderueshme informacioni. Ato ishin ndërtuar në formë të kryqëzuar dhe në qendër 4 salla me kube, me shumë dhoma ngjit njëra-tjetrës, duke përfshirë kuzhina, vende pushimi, një farmaci, disa vende jetese për punonjësit, dhe ndonjëherë një bibliotekë. Në çdo sallë zakonisht ishte parashikuar të kishte burime (çezma) me ujë të pastër dhe banjë. Gjendej një sallë e veçuar për pacientet gra dhe zona të rezervuara për trajtime të konditave që dominonin në atë krahinë - lëngatat e syve, sëmundje gastrointestinale (të stomakut, veçanërisht dizanteri dhe diare), dhe ethet. Gjendej gjithashtu një zonë për rastet kirurgjikale dhe për mbikqyrjen speciale të të sëmurëve mendorë. Disa kishin një pjesë për reumatizmat dhe vuajtjet nga të ftohtat (mabrudun). Gjendeshin zakonisht klinika për pacientë të jashtëm me një farmaci që i shpërndante barnat falas. Stafi përfshinte farmacistin dhe një listë mjekësh që kërkoheshin në orarin e caktuar në pritje të pacientëve, për t’iu lëshuar receta. Këta ishin të asistuar nga sanitarët dhe punëtorët e shërbimit, në një numër të konsiderueshëm meshkujsh e femrash pritës, të cilët përkujdeseshin për nevojat themelore të pacientëve. Kishte gjithashtu instruktorë (mu’allimun), ka mundësi edhe që aspironin për studentë mjekësie, të cilët trajnonin stafin jo-profesionist. Buxheti i institucioneve të tilla duhet të ketë qenë i konsiderueshëm, dhe në fakt buxheti i spitalit Mansuri në Kairo ishte më i madhi i çdo institucioni publik atje. Përmbi të gjithë stafin dhe përgjegjësin e drejtimit të spitalit kishte një administrator që zakonisht nuk ishte i përgatitur për mjekësi. Në shumë instanca ai ishte një emërim politik, subjekt i luhatjeve të paparashikueshme të favoreve politike, për pozicionin e një kontrollori spitali ai ishte shumë fitimprurës. Shefi i stafit nga ana tjetër ishte një mjek.
     Të gjithë spitalet në vendet islamike ishin të financuara nga të ardhurat e trashëguara nga besimtarë të devotshëm të quajtuar vakfe. Njerëz të pasur, dhe veçanërisht sundimtarë, dhuronin pasuri në formë ndihmash, të ardhura të cilat shkonin për ndërtesat dhe mbajtjen e institucioneve. Pasuritë mund të ishin dyqane, mullinj, karvansaraje, ose nga një herë fshatra të tëra. Me hyrjet nga ndihmat do të paguheshin mbajtja dhe shpenzimet e përditshme të spitalit, dhe ndonjëherë mund t’i jepej ndonjë pagë e vogël pacientit para daljes. Një pjesë e buxhetit shtetëror gjithashtu shkonte për mbajtjen e një spitali. Shërbimet e një spitali ishin të lira, pa para, megjithatë mjekëve të veçantë mund t’i paguaje një shpërblim.
     Detaje të vogla informacioni e bëjnë të vlefshëm mendimin se spitalet ishin edhe institucione mësimore. Ne kemi të dhëna të mësimeve të disa spitaleve, si psh të spitalit Adudi në Bagdad por se sa spitale kishin klasa të tilla nuk dihet ende. Trajnimi klinik te shtretërit në një spital, kur kishte një nxënës ose brenda mësimit formal, ishte sidoqoftë, një pjesë e mësimeve mjekësore edhe për një numër të ndjeshëm mjekësh të trajnuar. Në shkrimet mjekësore, si psh enciklopedia al-Maxhusi, kishte një inkurajim të vazhdueshëm për studentët që të merrnin trajnimin klinik.


Përktheu dhe përmblodhi nga anglishtja: Roald A. Hysa

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda mbi themelimin e Tiranës

Emra Muslimane

Sensi i dashurisë së Lasgush Poradecit